Meliza Haradinaj-Stubllka, këshilltarja e Kryeministrit në Largim, Ramush Haradinajt, ka ironizuar me PDK’në dhe kryetarin e saj, Kadri Veselin, duke thënë se PDK’ja mund të jetë më kreative në vitin 2019 sesa ishte ajo në vitin 2013.
Haradinaj-Stublla ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook dy fotografi ku në njërën prej tyre shihet ajo para gjashtë vitesh në një takim në Prizren, e në tjetrën fotografi shihet kreu i PDK’së, Kadri Veseli, në po të njëjtin vend.
“PDK në vitin 2019 mundet me qenë ma kreative se unë në vitin 2013 #6YearChallenge”, ka shkruar ajo sipër fotografive të publikuara.