Shkruan: Driton Maliqi
Qeveria me 5 milion Euro ndihmë ndaj WizzAir-it deri në vitin 2022 don që ta zbraze këtë vend me bileta të lira për migrim?
Maqedonia është duke kaluar njërën nga kohërat më të vështira qysh prej ekzistimit të saj. Më herët pasuria i takonte popullit kurse sot shumica e pasurisë që i takonte popullit ka kaluar në duar të individëve. Korporatat të cilat janë duke udhëhequr me botën janë pikërishtë rrënjët e problemit. Globalizimi i rrjetit të korporatave nëpër botë ka bërë destabilizimin e ekonomisë botërore, duke bërë luftëra, kërcënime për luftëra, borxhe dhe keqpërdorimin e resurseve natyrore, e gjithë kjo ka rezultuar me një ekonomi të vdekur në shumicën e botës . Shpesh herë shtetet marrin edhe kredi që nënkupton futjen e tyre edhe nëpër borxhe për të subvencionuar korporatat.
Së bashku me lajmin e ndihmës ndaj kompanisë WizzAir, erdhi edhe lajmi për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.. Se cila ishte temë më aktuale në shoqëritë tona, ju e dini më së miri. Qytetarëve dy gëzime i erdhën për një ditë, sa që nuk po dijn për të cilën të gëzohen më shumë.
Në kohën kur çdo i dyti qytetar mendon si ta lëshoje vendin e tij, dje qeveria e Maqedonisë e ka subvencionuar kompaninë WizzAir që të ketë 8 fluturirime të reja për destinacione të ndryshe. Qeveria kësaj korporate i ka dhanën ndihmë prej 5 milion eurove. Këto para janë dhënë nga taksat tona, ndoshta është marrur kredi për të ndihmuar këtë korporatë gjigante. Kjo është regulla tipike e kapitalizmit, ku shteti i ndihmon i korporatat që biznesi i tyre të mos ndalet, gjithëmon duke mos harrur duke u thirrur në të mirën e qytetarëve. Maqedonia ka pasur kompanin e vet flutirimi MAT airline. Po pra, kjo është të zhdukësh tëndën të përkrahësh të fortin.
Aristoteli thotë: ekzistojnë dy shtete, shteti i të pasurve dhe shteti i të varfërve. Ky subvencion që qeveria ia ka bërë kësaj korporate i ndihmon vetëm shtresës së pasur e aq më pak asaj të varfur.
Si ndihmohen qytetarët e varfër përmes kësaj ndihme? Qeveria përmes kësaj ndihme ia mundëson qytetarëve të vet që sa më shumë ta lëshojnë këtë vend dhe mos të kthehen mbrapa.
Do të isha shumë më i lumtur nëse shteti ynë do të ketë qëllim të vetin që në të ardhmën të ketë një kompani të vetën fluturimi e jo ti ndihmoje korporatët e huaja. Do të isha shumë më i lumtur nëse shtetit ynë korparatat që i ka të shuara me aktivitet ti aktivizoje dhe të zgjidh çështjen e qindra qytetarëve për mbijetesën e tyre.
Përderisa ky popull, është i zhytyr me borxhe, me halle dhe me problemin e mbijetesës, kujt i konvenoi kjo ndihmë ndaj kësaj korporate? Të nderuar lexues, ju vlerësojeni vetë kujt i shkon përshtati kjo..
Me biletat e lira a kane për të udhëtuar qytetarët e pasur apo ata që kane probleme me kushtet elementare?
Ekonomia është çelësi kryesor që të shpie tek forca. Sistemi i ditëve të sodit nuk është asgjë më shumë se nje robëri moderne…
Urime zyrtarizimin e gjuhës shqipe