Dy ngjarje të rënda për një hark kohor prej pak kohësh kanë goditur shqiptarët e Maqedonisë.
Fillimisht u “godit” Kumanova,ngjarje kjo e mbushur akoma me enigma dhe kushedi sa kohë do të duhet të zbardhet e plotë, a kushedi kurrë nuk zbardhet.
Pas Kumanovës, u vërshua një tjetër zonë e madhe, me shumicë shqiptare, Tetova.
Informacionet e para për Tetovën janë ende të turbullta, por që flitet për viktima.
Pavarësisht se Kumanova dhe Tetova në thelb janë ngjarje krejt të ndryshme për nga natyra e tyre, ata bashkohen në një pikë, e ajo është se janë tragjedi e përbashkët.
Në të dyja rastet kemi viktima, njerëz të plagosur e të vrarë.
Duke qenë se viktimat më së shumti në numër kanë qenë shqiptarë, këta dy raste janë dhe tragjedi e përbashkët e shqiptarëve.
Fill pasi u mësua ç’ka ngjarë në Tetovë, njerëzit në rrjete sociale nisën të shprehin solidaritet për tragjedinë.
Dhe vërtetë, që ajo ç’ka nevojë njerëzia sot është humanizmi, mëshira për ata që nuk do gjenden më mes nesh.
Prandaj sloganet “Unë jam Kumanovë” dhe “Unë jam Tetovë” janë aq të vlefshme, si shenjë e solidaritetit të përbashkët për tragjedi të këtilla!
Data 02.02.2026
Aktuale
- MASH: Studentët mund të aplikojnë për subvencione për ushqim deri më 5 shkurt
- Ramush Haradinaj shkon për vizitë në Washington
- Ina Bello u largua nga drejtimi i Tatimeve të Durrësit për performancë të dobët, u keqpërdor për të goditur biznese
- Arrestohet një person në Shkup, i dehur ka shkaktuar aksident, ka të lënduar
- “Do e rregullojnë ose s’e lirojmë fare!” – Banorët e Luzit në protestë: Rruga për faqe të zezë, makinat janë shkatërruar! Aulon Kalaja: Të vijë njëherë kreu i ARRSH nëse mund të kalojë këtu
- Në email-et e Epstein janë gjetur informacione për trurë nga Maqedonia që janë ngrirë dhe dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Dy persona të arrestuar në Manastir, u sekuestrua dr’ogë
- EMRI- I shpallur në kërkim për kultivim droge, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës

