Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka reaguar pas përplasjes së ashpër të një dite më parë mes Kryeprokurorit të vendit, Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan në vendon tonë, Donald Lu.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat delegacioni i BE shpreh vlerësimin e lartë për angazhimin e ambasadorit Donald Lu.
“BE dhe SHBA bashkëpunojnë ngushtë për të mbështetur popullin shqiptar në krijimin e një sistemi gjyqësor plotësisht të pavarur, të përgjegjshëm, të paanshëm dhe profesional. Nisja e menjëhershme e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili që prej javës së ardhshme do të mbikëqyrë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një tjetër angazhim i përbashkët BE-SHBA”, thuhet në deklaratën e BE.
3 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)