Azbi NUREDINI
Shqiptarët nuk duhet të realizojnë të drejtën e kontestuar të pronësisë shtetrore mbi bazën e rastësisë së numrave që sjell momenti politik, por këtë të drejtë duhet ta marrim pamvarsisht numrave diskriminues që sjell modeli zgjedhor aktual të cilin e miratuan vasalët e politikës shoviniste Maqedonase, sepse kjo e drejtë buron nga varret e stërgjyshërve tanë që jetuan dhe e krijuan këtë shtet,si dhe nga kontributet tona konstruktive që japim në vazhdimësi për egzistencën e këti shteti. Partitë politike aktuale nëse nuk arrijnë me marrveshje t’ua kthejnë të drejtën e pronësisë Shqiptarëve, të hapin rrugë një klase tjetër politike që do dijë të arrijë pa zvarritje te marrveshja e pronësisë me palën tjetër pa e trazuar fare popullin,sepse ky diskriminim ka ardh nga politikat grabitqare Maqedone e miratuar nga vazalët Shqiptar, prandaj është deryr e politikës që ta zgjidh këtë shkelje të rëndë pronësie! Ne jemi pronarë në këtë shtet me mbi 35% në të gjitha institucionet udhëheqëse vendimmarrëse si Presidenti, Parlamenti, Qeveria dhe gjithë institucionet nën juridiksion të tyre, por nga kjo e drejtë jemi privuar nga politikat grabitqare të klasave politike shoviniste Maqedone të ndihmuara nga vasalët politik Shqiptarë. Bëjeni Shqiptarve të mundshme posedimin e pronës së shtetit dhe menaxhimin me te ose largohuni nga skena politike! Pa marrveshje për pronësinë tonë shtetërore formimi i qeverisë nuk na duhet, nuk kemi çka humbim më shum!