Ja po ua bëjmë shkurt një pasqyrë:
Marveshja është kushtetutë që nga viti 2002 saktësisht prej momentit të miratimit të ndryshimeve kushtetuese ku Marveshja e Ohrit u bë pjesë integrale e kushtetutës së RM, dhe është dashur që implementimi i kësaj pjese të kushtetutës të realizohet deri në vitin 2004, tash jemi në vitin 2016 ju se keni implementuar ende!
Keni krijuar Sekretariat për “implementimin” e Marveshjes së Ohrit, ajo nuk egziston dhe si i tillë, sekretariati u ka shërbyer që ta shkelni kushtetutën gjegjësisht mos ta realizoni pjesën e kushtetutës që ka të bëj me ndryshimet që u miratuan sipas Marveshjes së Ohrit dhe ju e bishtëruat atë tash e 14 vite kundër interesit të shqiptarve.Ja vetëm një fakt se si u ka shërbyer sekretariati për të shtrembëruar realizimin e drejt të MO, në asnjë konkurs për punsim sekretariati nuk ka punësuar vetëm shqiptar por shumica kan qen maqedon, shqiptar vetëm një përqindje në nivel statistikor siç është regjistrimi i fundit i shqiptarve 25% që don të thot nga 500 kandidat në një konkurs vetëm 125 janë pranuar shqiptar të tjerët kan qen maqedon dhe të tjerë, gjë të cilen prej 2002 deri 2016 asnjëher nuk e kemi vërejt, kjo ka qen strategjia shkatruese!Ju lavdëroheni se keni punsuar reth 25.000 administrator shqiptar për 14 vite duke pretenduar se keni rrit përfaqësimin e shqiptarve në mbi 20%, kjo aspak nuk është e vërtet, përfaqësimi i shqiptarve në institucionet e këtij shteti vazhdon të jetë nën 15%.Ja një krahasim konkret: sipas të dhënave që janë bërë publike nga institucionet e shtetit në vitin 2006 administrata e shtetit ka numruar reth 65.000 të punësuar ndërsa në vitin 2016 administrata e shtetit numëron 185.000 të punësuar, që don të thot se nëse ju e keni rrit numrin e shqiptarve në 25.000 administrator VMRO-ja para hundës tuaj e ka rrit numrin e të punësuarve maqedon për plus 100.000, katër her më shum se ju, dhe kjo i bie se 25.000 shqiptar në 185.000 të jenë vetëm 13.6% shqiptar nga numrin e përgjithshëm i administratës shtetrore.
Kjo është vetëm një ndër bëmat e zymta të juaja për 14 vite!