Golgota njerëzore, është një turp për njerëzimin në një shoqëri në të cilën të gjithë mendojnë se është një pasuri e trashëguar ku I varfëri pasurohet.
Ku është turpi!? Ku është krenaria? Mirëpo më me rëndësi është ajo se pse jemi të krijuar në këtë botë – Jam njeri apo jo?
Njerëzit e verbuar e të ngritur lartë në rretë, mëndojnë se gjinden në Olimp dhe gjithçka e kan të kapshme dhe se munden vetë të krijojnë dhe të vendosin. A thua, nuk ka kaluar koha kur njerëzimi ka besuar në perenditë, ose edhe më e keqja ku ata vetëveten e paramendojnë si të tillë!!. Në religjionet hyjnore është e cekur se,, kur robëresha
do të vjen në nivelin që të sundojë, atëherë ka ardhur fundi i botës. Lakmija e njerëzve për pushtet dhe vendimmarjet në emër të popullit, a thua kanë haruar se ekziston Zoti që I krijoi, dhe se një dit do të japin llogari para TIJ,por së pari llogaria do të jepet para popullit?
Atë që e shohim na sjellë në një paqartësi shumë të frikshme, krejtësisht duket aq shkëlqyeshëm, aq bukur dhe Ne si që thotë populli gjithëçka për peri. Por përse njerzimi lëvizë në rrëmujë nga rruga në rrugë, nga shtëpia në shtëpi, dhe atëherë pse ofendohen?, Ku është lideri i tyre, me siguri është ftohur nga ndonjë virus gripoz dhe rri i ulur në kolltukun që shum e dashuron, i mbuluar dhe I futur thellë në mendime, se çfarë do të ndodhë me të kur të shërohet, DUHET QË TA LËSHOJË??? Ose të vazhdojë me tiparet e vjetra!!!???