“Charlie Hebdo” godet sërish. Revista satirike franceze, e cila u bë më shumë e famshme pas sulmit terrorist të ISIS-it që vrau disa gazetarë të redaksisë së saj para më shumë se një viti në Paris, ka publikuar një kopertinë të dedikuar presidentit të ri amerikan.
Në titullin kryesor “Duhet t’i besojmë atij butonin nuklear?”, mes të tjerash, lexohet: “Donald Trump, kandidati republikan racist, homofob, islamofob, intelektualofobik, latinofobik (dhe shumë të tjera), është bërë presidenti i 45 në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
16 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)