Walid Phares, këshilltari i Trump-it për politikën e jashtme në librin e tij :”Future Jihad”- Jihadi i ardhshmën “ i bën një interpretim ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999, që gazeta Washington Post e ka cilësuar si historiko – kreative, citoj : “[A]n all-out campaign by al-Qaeda destroyed the Serbian Army in Kosovo and led to regime change in Serbia (…një fushatë e Al Kaedes, shkatëroi ushtrinë serbe në Kosove dhe çoi në ndryshimin e rregjimit në Sërbi.)
Sondazhet tregojnë se Presidentja Demokrate për Shtëpinë e Bardhë Hillary Clinton në zgjedhjet e 8 nentorit 2016 do të jetë afër në përqindje me Republikanin Donald Trump. E madje Trump është në krye, në disa sondazhe.
Për të parë se çfarë do të ndryshonte në përkrahjen e çështjes shqiptare nga njeri apo tjetri kandidat, le të analizojmë faktet dhe deklaratat e të dy knadidatëvë të garës presidenciale amerikane në lidhje me politikën e jashtme në përgjithësi dhe politikën në Ballkan në veçanti.
Cili është pozicioni i këtyre kandidatëvë për çështjen shqiptare në Ballkan?
Nga cili kandidat do të kishte avantazhe faktori shqiptar në ballkan dhe cili kandidat do te ishte dramatik per te?
Është evidente për të gjithë imigrantët shqiptarë në amerikë që kanë ndjekur nga afër fatin e trojeve të tyre edhe pse në mërgim se nëse Donald Trump do të fitonte zgjedhjet presidenciale politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleati më i madh dhe më besnik i shqiptarëve që nga shpallja e pamvarësisë e deri tek ndalimi i pastrimit etnik në Kosovë e Kosova republikë, do të transformohej në një pasues të politikës Ruse në Ballkan duke vënë në dyshim gjithshka që është arritur deri tani. Nga vendimi historik i Presidentit Bill Clinton më 24 Mars 1999, I cili në një fjalë historike drejtuar amerikanëve, tha se Amerika do ti bashkëngjitej aleatëvë të NATO-s, dhe do të ndërhynte për ndalimin e agresionit të forcave para-militare serbe në Kosovë për të shpëtuar jetën e mijra Kosovarëve.
Mjafton të shënojmë, kalimthi se në bazë të deklaratave te kandidatit Trump ky veprim do të ishte I pa- mundur për shpëtimin e shqiptarëve dhe nuk do të jëtë më i mundur në të ardhme për popuj të tjerë në rrezik, nëse ai fiton zgjedhjet. Pasi kandidati Trump është shprehur se Amerika nuk duhet të ndërhyjë në problemet e vendeve të tjera. Pra presidenca e tij do ti hiqte shtetit më të fuqishëm të botës rolin në paqen dhe në lirinë në Botë. Të mos harrojmë rolin e shteteve të bashkuara në favor të lirisë dhe sovranitetit të popujve të Europës në luftën kundër Nazimit gjatë luftës së dytë botërore. Të mos harrojmë rolin e tyre dhe të Presidentit Clinton në Kosovë.
Duhet pranuar se Hilary Clinton në rolin e Presidentes së ardheshme ka shprehur hapur se do të të jetë koherente në politikën e Shteteve të bashkuara për mbështetjen e popujve që rrezikohen. Por kur dihet se sa e implikuar ka qënë ajo vetë në Kosovë gjatë periudhës si First Lady dhe gjatë shërbimit si Sekretare e Shtetit, është evidente se politika shqiptare në Ballkan do të ketë një përkrahëse të bindur gjatë presidencës së Hillary Clinto-nit. Këtë gje e deklaroi Presidenti Bill Clinton gjate takimit me shqiptaro-amerikanët në 15 prillin e shkuar, në College of Mount Saint Vincent, Riverdale, New York.
Po çfarë do të ndryshonte konkretisht në politikën ndaj Ballkanit dhe ndaj shqiptarëvë nëse Trump do të zgjidhej President?
Nga konsiderata të përgjithëshme të deklaraura gjatë fushatës, Trump ka bërë publike simpatinë për politikën ruse dhe Presidentin Vladimir Putin. Pra është një sekret polishineli se si do të vepronte Trump në Ballkan dhe në Kosovë kur dihet se Rusia ka qënë tradicionalisht aleate e serbëvë dhe nuk e ka njohur Kosovën. Është ende e freskët hyrja spektakolare e 500 parashutistëvë rusë, pjesë e 1300 trupave rusë të vendosur në Bosnje në kuadrin e trupave të SFOR[1] –it dukë i dalë përpara forcave tokësore të NATO-s në rrugë për në Kosovë. Ky forcing, tregoi vullnetin rus për tu imponuar në terren, dhe çoi në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit duke vënë në alam të menjëhershëm rregjimentin britanik të trupave të NATO-s për të ndaluar debarkimin[2] e forcave ruse në aeroportin e Prishtinës.
Populli dhe institucionet e Kosovës janë të ndërgjegjshëm për rolin e veçantë të Presidentit Clinton në çështje e Kosovës, për këte dëshmon monumenti gjigand që Bill Clintoni meritoi në Kosovë!
A do të ishte dëmtuese apo dramatike për faktorin shqiptar në Ballkan ardhja e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë?
Ju ftoj të gjykoni ju vetë duke ju dhënë disa elementë që hedhin dritë mbi faktin se kandidati republican Donalt Trump nuk do mund të jetë pro interesave shqiptare në ballkan.
Duke kaluar nga konsiderata të përgjithëshme në ato specifike dhe konkrete, emërimi prej Kandidatit Republican për President Donald Trump, mes keshilltareve të tij i Walid Phares, një specialist i çështjeve të lindjes së mesme dhe i Jihadit. Walid Phares në librin e tij :”Future Jihad”- Jihadi i ardhshmën “ i bën një interpretim ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999, që gazeta Washington Post e ka cilësuar si historiko – kreative, citoj : “[A]n all-out campaign by al-Qaeda destroyed the Serbian Army in Kosovo and led to regime change in Serbia (…një fushatë e Al Kaedes, shkatëroi ushtrinë serbe në Kosove dhe çoi në ndryshimin e rregjimit në Sërbi.)
Ky këshilltar i jashtëm i kandidatit për president Donalt Trump ka, në rastin më të mirë, dëshmon një njohje të dobët të rajonit të Ballkanit dhe në rastin më të keq, është një person që paragjykon shqiptarët, duke i cilësuar si pjesë të Al Kaedes.
E këtu nuk po sjellim fakte paragjykuse – sic bën Trump në mënyrë sistematike në fjalimet e tij – nuk do të quajmë argument për slavophiline e tij faktin se dy prej tri bashkëshorteve të tij janë me origjinë slave, por po bazohemi vetëm në deklaratat politike që ka bërë Trump në lidhje me temën e të drejtave të popujve, kur hapur deklaroi se me të president, Amerika nuk do të ndërhyjë brenda shteteve: pra ai në krye të shteteve të bashkuara nuk do të kishte ndërhyrë për të ndalur pastrimin etnik në Kosovë!
Së fundi gjatë vizitës së Zv-Presidentit amerikan Joe Biden në Beograd, Vojislav Sheshel, shefi i ektremit të djathe serb, ish kriminel lufte dhe sot në parlamentin e Sërbisë, së bashku me pasuesit e tij manifestoi në favor të kandidatit Trump. Ky i fundit nuk është distancuar nga mbështetja e Sheshelit dhe për ata shqiptarë që e njohin historinë e fundit të Kosovës kjo nuk ka nevojë për shpjegim!
Ja pra disa elementë pse shqiptaro-amerikanët patriotë duhet të mobilizohen për të zgjedhur Hillary Clintonin si President të Shteteve të bashkuara. Jo vetëm se Presidenca Clinton bëri për çështjën shqiptare më shumë se të gjithë para-ardhësit e saj, se Shqiptarët janë një komb që kanë kujtesë historike, por edhe se Zonja Clinton së paku do të jëtë koherente me politikën e presidencës Clinton mbi Kosovën.
Ju lë pra të gjykoni se çfarë pasojash do të kishte ardhja e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, a do të ishte, ajo dramatike për faktorin politik shqiptar në Ballkan ?
[1] forca ndërkombëtare e vendosur që prej vitit 1995 në Bosnje
[2] Vetëm pas presionit të NATO-s dhe negociatave mes Sekretares së Shtetit Amerikane Madeleine Albright dhe ministrit të jashtëm rus Igor Ivanov ky incident u evitua