Jeta në maqedoni është shumë e vështirë përfshirë edhe kryeqendrën e saj Shkupin,por jo në atë të dritave por vetëm në Shkupin e territ dhe të përbuzjes,që është Shkupi i lagjeve ku jetojnë shqiptarët.Nga semaforët e Bit Pazarit e deri tek vija që ndanë komunën time me atë të Butelit është vetem një pamje të cilën ta regjistron syri,është anarkia infrakstrukturore si pasojë e udhëheqësve tanë,është betonizmi i lagjes e cila shquhet për pemët e saja të cilat paraqesin mushkëritë e lagjes.
Lagja ime është kantantisur falë pushtetarëve të cilët besimin e dhënë nga qytetarët përmes “votës së lirë”e shfrytëzojnë për përfitime personale duke uzurpuar hapësirat publike ndërkohë qe kryetari as që merr masa për ta ndaluar këtë dukuri shqetësuese sepse leja e dhënë për investitorin e ndërtesave kolektive e ka koston e banesave për kryetarin si “dhuratë”për lejën e ndërtimit.
Një tjetër shenjë dalluese e Çairit është edhe tregu i Bit Pazarit,aty ku shumë qytetarë të Shkupit blejnë pemët,perimet dhe produktet tjera ushqimore dhe këtë e bëjnë shekuj me radhë,por amortizimi i skajshëm dhe kushtet jo humane në të cilat më së miri përfiton nga kjo situatë duke e futur rikonstruksionin e tij në secilën agjendë parazgjedhore.Prilli vjen së shprejti bashkë me të edhe zgjedhjet komunale të cilat do të konfirmojnë pohimet e mija.
Ka ende shumë gjera për tu folur për këtë komunë kaq të vogël e me parregullsi të mëdha,por unë i preka këto çështje e ju të tjerët mund të flini për problemet që ju preokupojnë,sepse jam i bindur se keni të tilla.