Në një kohë rekord Komuna e Tetovës ka filluar me asfalltimin e rrugës “Tetovarja”, një investim kapital ky për banorët e kësaj lagje dhe nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori”. Komuna e Tetovës paralajmroi fillimet e punimeve ditë më parë, megjithatë realizuesi i punimeve me nje dinamikë të shpejtë ka zhvilluar punimet dhe tanimë finalizimi i punëve me asfalltimin e rrugës janë drejt përfundimit.
Rruga “Tetovarja” është premtuar shumë herë nga udhëheqësitë paraprake komunale, megjithatë ne si administratë komunale iu përgjigjëm pozitivishtë kërkesave të banorëve të kësaj lagje. Duke e parë si nevoje jetike për banorët dhe nxënësit këtë investim infrastrukturor.
Bëhet fjalë për asfaltim të gjysëm kilometrave rrugë. Për sa i takon punimeve janë zhvilluar konform planit dinamik të parashikuar në projekt, tha Shefi i PR i Komunës së Tetovës, Armend Fazliu.
Ai megjithatë theksoi se: Rruga “Tetovarja” është vetëm një aks rrugorë në të cilin punohet në terren. Bashkë me këtë rrugë punimet zhvillohen intenzivishtë në : Rrugën “172”, rrugën e “UÇK-së”, rrugën e “Banjës së qytetit”, rrugën “Shipkovicë-Brodec”, rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Duke mos përmendur këtu edhe investime tjera kapitale që kapin shifrën e miliona eurove siç është projekti i “Filter Stacionit” të ujit të pijshëm. Mund të themi që viti 2016 do të jetë viti i punëve infrastrukturore , deklaroi Fazliu.