Përafërsisht po aq sa rrenat, shpifjet dhe denigrimi që i bën Skenderbeut, ofendues është edhe guximi i këtij turku në vizitë në Lezhë, që sigurisht rrejshëm prezantohet edhe si guid turistik e lere me historian, qe ai neve shqiptarëve të na tregoje model qe ne duhet ndjekur! Për hir te vërtetësisë historike modeli shqiptar që ai e përmend, Mehmet Akif Ersoj, në një varg, të cilin turqit me dekada ia kanë shlyer, me qellim, thotë: “me shqiptari e me arapllëk ky milet nuk ec, politika e fundit nëse është turqnia, ajo politikë aspak nuk ec!”
Kurse rrenën më të lezetshme, si thonë andej nga Shqipëria, ky guidi turistik i rrejshëm turk e pacient i vërtetë, e ka aty kur rren për luftërat e Skenderbeut duke dashur ta paraqes vetëm “cub” e “terrorist” ndërsa për të arsyetuar humbjet e tyre të njëpasnjëshme dhe gjithhershme, thotë “ai me mijëra luftëtarë”, e po edhe skizofrenik qofsh duhet ta dish se mijëra luftëtarë edhe në atë kohë vetëm shtetet, mbretëritë dhe ushtritë kanë pasur!