Aktivisti i çështjes kombëtare , njëherit bashkëvendasi i Ali Ahmeti , Fazli Veliut dhe Musa Xhaferit , Selam Bajrami përmes një letre të hapur i është drejtuar opoinionit duke shruar detaje nga e kaluara e tyre e ku mes të tjerash Aliun , Fazliun dhe Musën i quan si Tridem Psikopat dhe si projekt i UDB -së. Për më tepër mund ta lexoni letrën e shkruar nga Selam Bajrami .
Përfundimin i letrës së hapur me datë 09. 01. 2016 me nëntitull “Ruski Rulet” e bëra për arsye që t`u jap kohë organeve kompetente për verifikimin e të dhënave në ato katër shkrime për të cilat mbajë përgjegjësi dhe jam në gjendje të përgjigjem para çdo Gjygji ! Me shpresë që Prokuroritë e shteteve përkatëse e kan përfunduar hetimin, prej sot vazhdoj me sqarimin për veprimtarinë e përbashkët me personat e apostrofuar.
VAZHDIM I LETRËS SË HAPUR (Rrëfim periudha 08.1981-07.1984)
Në pritje të një vendimi nga Avokati, që nga 02.05.2016, jam duke banuar lart e poshtë nëpër hotele deri sa të vendos ku do ta vazhdoj qëndrimin, në Zvicër apo në ndonjë shtet tjetër të Europës. Këtë fund jave vendosa që të bëj një shetitje të vogël, të vizitoj disa qytete dhe brenda mundësive edhe ndonjë dashamir. Nga Weil am Rhein me tren udhëtova deri në Spachingen, u vendosa në një hotel ku gjeta një dhomë të lirë. Gjatë udhëtimeve zakonisht lexoj ndonjë libër. Kësaj radhe rastisi të kesha në dorë një botim të Ministrit të Mbrojtjes të R. së Kosovës të periudhës 1991-1995. Pasi pushova pak, bëra një xhiro nëpër qytezë dhe ndërkohë i shkruajta një SMS një Nipi që banon në afërsi e njoftova ku gjindem dhe e ftova për darkë, kuptohet nëse ka kohë dhe dëshirë. Nipi erdhi pas orarit të punës dhe shkuam për darkë në një Restauran gjerman, por pronari na doli Serb, edhe Hoteli më doli Serb, po ajo ka pak randësi, kështu është këndej. Gjatë darkës folëm biseda të përgjithëshme rreth situatës politike i tregova kah dua të kaloj këtë fundjave dhe e pyeta a mund të marrë një Nr. Tel. Të Gjermanisë në emër të tij, pasi nuk kam të drejt në emrin tim, përshkak që nuk jam banor rezident.
Nipçja përveç që ishte dakord më tregoi edhe vendin dhe personin ku të drejtohem të nesërmen. U ndamë me natën e mirë. Të nesërmen ka ora nëntë më thirrë në telefon dhe shumë i shqetësuar më thotë që nuk mundet të marrë Nr. Tel. pa prezencën e tij për shkak të nënshkrimit. Për ta qetësuar i them mos u mërzit se nuk e kam të domosdoshëm dhe i dëshiroj punë të mbarë. Ndërkohë Nipi më shkruan një letër të çuditëshme se si unë e paskesha rrejtë dhe kam dashtë ta shfrytëzoj. Për tia nxjerrë fundin skajshmërisht më shkruan edhe disa fjalë të pa matura rreth qëndrimeve të mia politike rreth Tradhëtisë së Tridemit Psikopat që len të kuptohet se Nipollçja qenka ose i infektuar nga Tridemi Psikopat ose i zënë peng. Kësi far rastesh për mua nuk jan aspak befasi sepse unë njëherë jam befasuar edhe atë para dy dekadash, prandaj befasitë e vogla të kësaj natyre nuk më shqetësojnë aspak. I këtheva një përgjigjje të matur e udhëzova ta ruaj vetveten mos bëhet Lavatriçe e të tjerëve, duke e përshëndetur për herë të fundit. Në vazhdim më 20. 05. udhëtova për Rotweil e kalova ditën duke shetit nëpër qytetin e vjetër të Rotweil-it. Të shtunën dhe të dielën kisha planifikuar t
i kaloj në Stuttgart. Gjatë rrugës pasi i lexova disa lajme dhe disa postime në FB vazhdova me Librin e Nikë Xheloshit. Në mungesë të kyqjes në internet nuk iu lajmërova mikut që kisha planifikuar ta takoj spontanisht në rast se ka kohë për kafe, vetëm për pikë të qefit për kurgjë tjetër.
Në Stuttgart pas një shetitje të shkurtër u vendosa në një hotel, bëra kyqjen në internet, lexova edhe disa lajme jo të këndëshme edhe një letër të avokatit dhe në fund vendosa mos e thirrë edhe at mikun në kafe, sepse sia vlen. I irrituar tejmase nga rastet e lartpërmendura, mbase Tridemi Psikopat ka arritë të infektojë edhe pleshtat e mi nënshqetullorë, me intrigat dhe shpiunat e shumarve ka arrit të dezinformoj gjithandej ku ka gjet hapësirë, mbase ka arrit që edhe Diplomatët më të sprovuar t
i detyrojë të ndjehen të mashtruar nga bisedat vjellëshpërthyese, mbase bodigardat e kryekriminelit (kryeministrit) tërheqin zvarë një Zonjë që është rrit jetime pikërisht nga UDB-a, ndërsa Kosova qeveriset ende nga UDB-ashat dhe kriminelët, mora një qëndrim të çuditëshëm.
Të shetis duke rikujtuar të kaluarën nëpër rrugë të Stuttgardit që kam qenë më dhjetra herë gjatë viteve 80-të dhe 90-të, jo për të shetit por i angazhuar me punë të ndryshme rreth aktiviteteve të asaj kohe. Për të ma shtuar edhe më tepër sikletin, rastësisht në Base, 14. 06.02016 2 sheshin e Pallateve dëgjoj një zë fëmiu (6-7 vjeçar) që mban një fjalim në gjuhën turke duke u bërë thirrje dëgjuesve kalimtarë për PAQË ! Bëra një xhirim të shkurtër dhe vazhdova duke menduar për të bërtitmet tona të asaj kohe rrugëve Europës (Kosovë-Republikë, Liri-Demokraci, Poshtë UDB-ja, etj.). Në vazhdim të këtyre shetitjeve lart e poshtë më 26 maj shkova në Zürich për të vizituar Ekspozitën e Emrushit. Rreth orës 14:30 mbërrina tek Galeria Krone, por dera ishte mbyllë ! Vendosa të këthehem më vonë dhe pas një shetitje të shkurtër u këtheva tek Froschaugasse ku ndodhet Galeria Krone dhe para hyrjes vrejta “mumjen” alias Intrigantin të shoqëruar nga nja dy “bodi garda” që i ka zënë peng duke ju treguar “përralla me mbretër”. I befasuar për të mirë vazhdova rrugën duke qesh dhe duke kujtuar këngën “ashtu na kanë thënë, ashtu na ka dalë” vendosa që pikturat e Emrushit t`i vëzhgoj virtuel. Ndërkohë më informuan se intriganti i shqetësuar nga burgosja e “dajës vogël” ka marrë strajcën e rrenave dhe ka ardhë në Zvicër për të luajtur herë “Jezu Krishtin” e herë “Muhametin a.s.” Ka filluar me propagandimin e Halunacioneve duke u mbajtë “ders” injorantëve për “Skenare strategjike”!!! Daja i vogël (Azem Syla) në vitin 1995 në rrethin e Kërçovës përveç që shfrytëzonte gatishmërinë e disa veprimtarve të devotshëm të rrethit të Kërçovës kishte JATAK (qëndrim) edhe në dy vende që ishën çerdhe të UDB-së! Kur e dëgjova këtë vetëm që nuk më la mendja. Me rastin e burgosjes së Ruzhdi Veliut dhe “Hazirit” (Bexhet Lluzhës), këtë ma konfirmuan në atë kohë dy vetë dhe tash para dy vitesh u vërtetua me rastin e vdekjes së gjyshes së Shoferagës Diletantit. Intriganti përsëri ka filluar të keqëpërdorë lidhjet familjare dhe respektin shoqëror të disa njerzëve të manipuluar dhe të zënë peng për të vazhduar me trysninë ndaj familjarve që të ndikojnë tek unë për ndryshim të qëndrimit. Kjo nuk do të ndodhë kurrën e kurrës!
Qëndrimin tim publik me shkrim që Tridemi Psikopat është Projekt UDB-esk nuk do ta ndryshojë as plumbi! Kështu do të mbetet për jetë të jetëve, prandaj në vazhdim do të filloj me rrëfimin e veprimtarisë së përbashkët që t’i jepet mundësia lexuesit ti lexojë dhe verifikojë të dhënat. Sqarim rreth veprimtarisë së përbashkët Me këtë sqarim që do ta publikoj duke filluar nga ditët e para të veprimtarisë së përbashkët nuk kam për qëllim t
ia mohoj dikujt kontributin dhe sakrificën që ka dhënë në kauzën kombëtare dhe aq më pak për ndonjë përfitim personal. Ata që na njohin dhe i dinë punët në detaje e kan kuptuar me shkrimet e para për çka bëhet fjalë, por për ata që na njohin dhe mendojnë se çdo veprim i yni ka qenë i koordinuar dhe për ata që na njohin më pak kanë nevojë për një sqarim më të detajizuar.