Prof.Dr.BRANISLAV SINADINOVSKI
Skandali me spitalin “Shëndeti” në Tetovë tani e nje muaj me rradhe e ka okupuar opinionin e pergjithshem ne R.M
Nga pershkrimi i shume akteve te panjohura te ketij skandali, para se gjithash, nga investitori dhe pronari Adil Mustafa, kuptuam se jofunskionimi i këtij objekti te rendesishem shendetesor në Tetovë, eshte me shume se 10 vjet, në te cilin pronari dhe parneret e tij te brendshem dhe te jashtem kane investuar me shume se 10 milionë euro, dhe e gjithe ky skandal i mosfunskionimit, vjen nga lojerat koruptive te rretheve politike qeveritare te lidhura me monopolet e biznesit te tyre.
Me obstruksionin e punes se spitalit Shendeti ne Tetove, jo vetem qe eshte shkaktuar dem i madh material ndaj pronarit te saj, por jane shkaktuar edhe lendime serioze ligjore-kushtetuese, para se gjithash e drejta e punes si e drejte themelore kushtetuese, e cila paraqet garancion per sigurine ekonomike te qytetareve ne nje shtet.
Me obstruksionin ndaj punes se ketij spitali, eshte dhene nje goditje serioze ndaj principeve baze te ekonimise se nje shteti multietnik sic eshte Maqedonia. Ajo eshte, para se gjithash e drejta e lirese se tregut e cila paraqet baze themelore e te mardhenieve ekonomike ne Republike. Si nje nga vlerat themelore te rendit kushtetues, qeveria eshte e detyruar te siguroje pozite te barabarte juridike per te gjithe subjektet, dhe njekohesisht te mare masa kunder pozitave monopolistike te subjekteve te caktuara.
Me rastin e spitalit “Shendeti”, megjithate. Rrende jane thyer te gjithe rregullat kushtetuese, keshtu qe te njejtat parime kushtetuese nuk kane vlejtur per kete spital., dhe qeveria ska mare asnje mase kunder monopolit te disa subjekteve ekonomike qe nuk kane kursyer mjete dhe menyra per te ndaluar funksionimin e ketij spitali “Shendeti” ne Tetove.
Me statusin e tanishem status-quo te ketij spitali, i cili nuk punon gati 10 vite, rrende eshte shkelur parimi kushtetues per nxitje te zhvillimit ekonomik te qeverise, si dhe zhvillimit regjional, ashtu edhe te vendbanimeve akoma te pazhvilluara sa duhet, si ajo e Tetoves dhe gjithe maqedonise perendimore.
Me skandalin e theksuar sulm me i rrende i eshte dhene politikes qeveritare per hapje te pazarit ekonomik ndaj investitoreve te huaj dhe terheqjen e investimeve te tyre ne R,M, dhe vecanerisht ne rrugen e pershpejtimin te proceseve eurotalantike ne vend, ku per te huajt te gjitha pazarlleqet si korupsioni, reketimi, dhe dukuri te tjera negative, jane te panjohura.
Ne rastin e spitalit Shendeti, te gjitha forcat jodemokratike dhe retrograde, te te dyja bashkesive dominante te shtetit (maqedonas-shqiptar), perfundimisht duhet te kuptojme se stabiliteti politik dhe ekonomik i R.M. jane shkak-pasoje te lidhura me stabilitetin e mardhenieve nderetnike. Ata jane themeli i stabilitetit dhe e armdhja e maqedonise. Nuk duhet shume qe kjo te kuptohet. Per kete shkak tek ne dhe ne bote egzistojne shembuj te shumte.
Per shkas se fati dhe e armdhja e maqedonis evaret vetem prej qytetareve te saj, e drejte e tyre dhe detyrim eshte qe te kerkojne nga organet shteterore te ngrejne lufte te pakursyer kunder te gjitha llojeve te monopoleve dhe pazarlleqeve si korupsioni dhe reketimi, dhe dukurite e tjera negative, ndersa ne rastin konkret me spitalin shendeti te meren te gjitha masat ligjore per zbulimin e te gjithe subjekteve fizike dhe juridike te cilet kane qene te perfshira ne skandal, duke aritur qe mbi 10 vite ne menyre joligjore ta pengojne hapjen e ketij spitali, i pari i ketij lloi ne Maqedonine perendimore, dhe per nje gje te tille te japin pergjegjesi.
Bashkesia e orthodokseve shqiptare ne Maqedoni, nje lufte te ketille shteterore kunder dukurive negative dhe para se gjithash insistimit, guximit dhe luftes demorkatike te DR.Adil Mustafes, i cili publikisht foli per te gjitha negativitetet e permendura, dhe dha perkrahje te teresishme qe sa me pare te hapen dyert e spitalit shendeti, ne ndertimin e te cilit dr.Adil Mustafa ka kontrubuar jo vetem mjete te medha financiare, por edhe energji te madhe.
Se a u pelqen nje gje e tille te tjereve, ose jo, ky spital shume shpejt do te filloj me pune dhe ti ofroj sherbime e veta shendetsore, jo vetem te tetovareve por te gjithe qytatareve te maqedonise e me gjere. Kjo eshte ne interes te maqedonise per shkak se vetem ashtu mund te ecet perpara, jo deklarativisht, por realisht, qe sa me pare dhe sa me shpejt te shkohet drejt integrimeve euroatlantike.