Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme (10 mars) në qytetin e Bulqizës ka përfunduar me tre persona të plagosur, ndërsa policia është në kërkim të dy autorëve të dyshuar.
Sipas informacionit paraprak, pas një konflikti të çastit janë përfshirë në një përplasje fizike tre persona, të cilët janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë për sqarimin e rrethanave.
Rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali në qytet, janë mbledhur familjarët e personave të shoqëruar në komisariat. Në këtë moment ka ndodhur një tjetër konflikt fizik mes shtetasve J. C. dhe Y. Sh. me shtetasit R. D., A. K. dhe R. T.
“Si pasojë e këtij konflikti kanë mbetur të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit R. D., A. K. dhe R. T., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, me qëllim kapjen e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve J. C. dhe Y. Sh”, thote policia.
Bulqizë / Informacion paraprak
Më datë 10.03.2026, rreth orës 20:30, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se, pas një konflikti të çastit, janë konfliktuar fizikisht shtetasit Q. B., A. T. dhe D. H., të cilët janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali, janë mbledhur familjarët e shtetasve të shoqëruar në komisariat, ku shtetasit J. C. dhe Y. Sh. janë konfliktuar fizikisht me shtetasit R. D., A. K. dhe R. T.
Si pasojë e këtij konflikti kanë mbetur të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit R. D., A. K. dhe R. T., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, me qëllim kapjen e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve J. C. dhe Y. Sh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


