Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e Lezhës, ku mbrojtja paraqiti konkluzionet përfundimtare për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj në Shëngjin, në prill të vitit 2023.
Për Ruben Saraiva prokuroria ka kërkuar burg përjetë, ndërsa avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se nuk ekziston asnjë provë që implikon klientin e tij në këtë ngjarje.
Ai shtoi gjithashtu se Saraiva është diskriminuar gjatë gjithë kësaj periudhe nga Drejtoria e Burgjeve, pretendim që sipas tij është pohuar edhe nga vetë i pandehuri gjatë seancës së sotme në gjykatë.
Sipas avokatit Cakrani, klienti i tij ka deklaruar se po mbahet padrejtësisht në burg, duke theksuar se policia dhe prokuroria e dinë shumë mirë se kush janë autorët e vërtetë të vrasjes.
Seanca e radhës është caktuar më 25 mars, kur pritet edhe shpallja e vendimit nga gjykata.


