Një pikë e këmbimit valutor në një qendër tregtare në zonën e 5 Majit në Tiranë është grabitur paraditen e kësaj të enjteje.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se një person ka hyrë brenda pikës dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa akoma nuk dihet shuma që ka marrë. Grabitësi pasi ka marrë paratë është larguar me vrap.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.


