Pas protestës së mbrëmshme (28 shkurt) të opozitës në kryeqytet, para Kryeministrisë dhe Policisë së Shtetit e të Tiranës, kanë ardhur edhe reagimet operacionale.
Katër protestues që morën pjesë në tubimin e mbrëmshëm të organizuar nga Partia Demokratike janë vënë në pranga.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga autoritetet policore, por mësohet se ka edhe persona të shoqëruar.
Protesta e djeshme u shoqërua me momente tensioni, ndërsa protestuesit marshuan në drejtimin e disa institucioneve, ku nuk shpëtoi nga molotovët edhe vila e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Po ashtu gjatë marshimit pati hedhje të molotovëve dhe fishekzjarrëve, të cilave policia iu përgjigj me ujë me presion e gaz lotsjellës, teksa pati edhe protestues të lënduar. Mes tyre u lëndua edhe deputeti Luçiano Boçi.


