Një konflikt për pronën ka degraduar në përdorimin e amëve të zjarrit në Gjirokastër.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, mësohet se shtetasi me iniciale A. Ç., 93 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin me iniciale P. Ç., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes 93-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P. Ç., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. Ç., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


