Azir Aliu
Ndonjëherë, dobësitë më të mëdha sistemike nuk shfaqen nëtituj mediatikë që tërheqin vëmendjen e publikut, por nëskenat e vogla, të përditshme, që ndodhin larg vëmendjes sëmediave dhe më afër jetës së pacientëve. Në një turn nate, nënjë ambulancë që punon nën presion, mjeku ka përballë njënjeri me dhimbje, frikë dhe pritshmëri se shteti – i përfaqësuarpërmes asaj manteli të bardhë – do të jetë i saktë dhe do të dijëta peshojë vendimin në mënyrë që të ulë rrezikun dhe të rrisëmundësinë për një përfundim të mirë të trajtimit.
Tani imagjinoni që i njëjti pacient, me të njëjtën tablo klinike, të nesërmen hyn në një institucion tjetër shëndetësor dhe merrterapi të ndryshme – jo sepse mjekësia është “relative”, porsepse sistemi nuk ka siguruar një kornizë të qartë dhe tëpërbashkët klinike për vendimmarrje. Atëherë ndryshimi nukështë çështje stili apo përvoje, por çështje sigurie përpacientin. Në atë moment, variacioni në qasjen e sistemitshëndetësor bëhet padrejtësi. Pikërisht këtu nis thelbi i temësqë dua të hap: udhëzimet profesionale për praktikimin e mjekësisë së bazuar në prova, jo si formalitet administrativ, por si garanci publike.
Në këtë drejtim, synimi që duam të arrijmë është vendosja e një sistemi kombëtar të udhëzimeve profesionale të bazuaranë prova shkencore, i udhëhequr nga logjika e cilësisë më tëlartë, sigurisë më të madhe dhe efikasitetit më të mirë tëshërbimeve shëndetësore. Qasja nuk është “të shpikim nga e para”, por të marrim udhëzime klinike ndërkombëtare mecilësi të lartë, t’i përshtatim, t’i miratojmë dhe t’i integrojmë siudhëzime zyrtare kombëtare, duke i futur në praktikën e përditshme klinike.
Bëhet fjalë për një lloj “marrëveshjeje profesionale” qëshkenca të zërë vend në funksionimin e përditshëm të sistemitshëndetësor, pa e cenuar gjykimin klinik. Modelet më të miraevropiane pikërisht këtë bëjnë: ruajnë autonominë e mjekut, por kufizojnë arbitraritetin e sistemit. Sistemet moderneshëndetësore evropiane mbështeten në Evidence-BasedMedicine, ku vendimet klinike bazohen në rishikimesistematike shkencore, rekomandime ndërkombëtare dhemeta-analiza, me qëllim që të zvogëlohen variacionet e pajustifikuara mjekësisht në trajtim dhe të rritet siguria e pacientëve mbi një standard të qëndrueshëm.
Kur flas për Evropën, nuk e kam fjalën për një mit, por përpraktika konkrete që mund të ndihmojnë në forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit tonë ndaj luhatjeve tëpanevojshme në trajtim. Për shembull, në Francë, HauteAutorité de Santé (HAS) zhvillon dhe publikon metodologjidhe mjete për rekomandime klinike, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së kujdesit dhe lehtësimin e zbatimit tëudhëzimeve nga profesionistët shëndetësorë. Në Gjermani, AWMF (Association of the Scientific Medical Societies) karregullore dhe manual të detajuar për zhvillimin dheregjistrimin e udhëzimeve klinike, duke insistuar në njëproces transparent, të riprodhueshëm dhe me standarde të lartashkencore. Thelbi është se këto rregullore nuk janë mendimeindividuale, por produkt i një qëndrimi publikisht tëargumentuar të komunitetit profesional.
Në nivel metodologjie, vendet evropiane dhe më gjerë prejkohësh përdorin standarde për të përcaktuar se çfarë do tëthotë “udhëzim cilësor”. AGREE II (Appraisal of Guidelinesfor Research & Evaluation), për shembull, është njëinstrument që vlerëson rigorozitetin e zhvillimit, transparencën, zbatueshmërinë dhe menaxhimin e konfliktit tëinteresit. Ky është një mesazh i rëndësishëm edhe për ne: nëseduam që publiku të besojë, duhet të tregojmë si arrihet terekomandimi, jo vetëm cili është rekomandimi.
Provat nuk hasen vetëm në mjekësinë klinike. QendraEvropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve(ECDC), përmes PRECEPT, ka zhvilluar një qasje përvlerësimin dhe “gradimin” e provave në shëndetin publik, sepse në ndërhyrjet e shëndetit publik ndonjëherë është më e vështirë të sigurohen studime “ideale”, por vendimet duhet tëmerren gjithsesi në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për vendet e vogla, sepsemetodologjia është mbrojtja më e mirë kundër improvizimit, edhe në përpjekjet e përditshme parandaluese të sistemitshëndetësor.
Kur bëhet fjalë për terapi dhe teknologji të reja, BashkimiEvropian shkon edhe më tej në harmonizimin e vlerësimeveklinike. Rregullorja (BE) 2021/2282 për Health TechnologyAssessment, e zbatueshme nga 12 janari 2025, dërgon njësinjal të qartë se kontinenti synon një kornizë të përbashkëtpër vlerën klinike dhe krahasueshmërinë. Nuk bëhet fjalëvetëm për një rregullore teknike, por për një qëndrim politikqë vendimet që prekin shëndetin e qytetarëve duhet të jenë tëmbështetura, të argumentuara dhe të krahasueshme, sepse pastyre qëndrojnë jetë njerëzish dhe fonde publike.
Pse kjo është e rëndësishme për Maqedoninë pikërisht tani? Sepse qytetarët tanë janë të lodhur nga ndjesia se rezultatindonjëherë varet nga fakti nëse “zgjedhin derën e duhur”. Edhe punonjësit shëndetësorë janë të lodhur nga puna në njëmjedis ku rregullat interpretohen ndryshe, ndërsa publikukërkon garanci që shteti ende nuk i ka vendosur si standard tëpërbashkët dhe të formalizuar.
Synimi për ta zhvilluar sistemin shëndetësor në këtë drejtimpërmban edhe një dimension politik të drejtësisë. Nga njëraanë, kur ekziston një udhëzim kombëtar, pacienti ka njëpikënisje të barabartë, pavarësisht nëse ndodhet në një qendërtë madhe klinike apo në një ambulancë më të vogël. Nga anatjetër, mjekët fitojnë një bazë profesionale që i mbron kurvendimi klinik duhet të jetë mjekësor dhe jo rezultat i presionit, zakonit apo praktikave të paqarta lokale.
Për të shmangur rrezikun që kjo të mbetet vetëm një qëllim i mirë i parealizuar, duhet shtuar edhe diçka që Evropa tashmëpo e bën gjithnjë e më intensivisht: lidhjen e udhëzimeve memjete digjitale për mbështetje klinike në vendimmarrje, nëmënyrë që ato të jenë “në dorë” pikërisht në momentin kurmerret vendimi. Komisioni Evropian ka publikuar udhëzuespër udhëzime klinike dhe mjete të mbështetjes sëvendimmarrjes klinike në kuadër të Rrjeteve ReferueseEvropiane (ERN), duke treguar drejtimin e zhvillimit: ngadokumente statike drejt mbështetjes praktike në kohë reale.
Prandaj, ideja themelore në zhvillimin e këtij sistemikombëtar të udhëzimeve profesionale mjekësore është krijimii një zakoni sistemik në shëndetësi, ku dija më e mirë bëhetsjellje normale. Ta mësojmë sistemin të “përditësohet” rregullisht me prova bashkëkohore mjekësore, ta mësojmëkomunitetin profesional me metodologji transparente, dheqytetarët me ndjenjën se ekziston një rrugë standarde dhe e parashikueshme kur bëhet fjalë për shëndetin.


