Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të një 18-vjeçareje pak pas mesnatës së kësaj të shtune, 14 shkurt, në një hotel në zonën e Saukut, në kryeqytet.
Sipas bluve të Tiranës, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
E reja me iniciale N. K., pasi është vetëqëlluar, është dërguar në spital nga shtetasja me iniciale M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.
Ndërkohë, lidhur me ngjarjen dy persona janë arrestuar ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim për moskallëzim krimi dhe se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, ndërsa në kërkim u shpallën në shtetasit me iniciale S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, si dhe shtetasi me iniciale E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri.
Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.
Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


