Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 9 shkurt, në Babicë të Vlorës, ku nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona.
Burime bëjnë me dije se vajza e lënduar është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm, pasi ka pësuar fraktura në kokë.
Po ashtu i lënduar ka mbetur edhe një burrë, i cili sipas informacioneve paraprake, mësohet se ka dhimbje në pjesën e kraharorit.
Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


