Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit për t’u njohur me masat e sigurisë 20 të arrestuarit, e akuzuar për mbetjet e rrezikshme të “Kurum”.
Prokuroria e Durrësit lëshoi 33 urdhër arreste më shumë se një vit pasi sekuestroi 2800 tonë mbetjet e rrezikshme pasi hetimet zbuluan shkelje të legjislacionit mjedisor nga Kurum, kompania “Sokolaj” që bleu mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) dhe Dogana e Durrësit. Operacioni për ekzekutimin e masave u shtri në 3 qytete, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Në kuadër të operacionit të koduar “Eko-Toxic”, policia ekzekutoi 20 masa sigurie, për vepra penale në fushën e kontrabandës, menaxhimit të mbetjeve, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale. 13 personat e tjerë të akuzuar janë ende në kërkim.
DENONCIMI PER MBETJET E RREZIKSHME
102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme ishin eksportuar nga Shqipëria drejt Tajlandës, por u kthyen pas alarmit të dhënë nga organizatat mjedisore. Ato u shkarkuan më 8 nëntor 2025 në Portin e Durrësit dhe më pas u vendosën në Porto Romano.
Organizata mjedisore “Basel Action Network”, BAN, ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme me burim hirin e oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD). Prokuroria e Durrësit nisi atëherë një hetim ndaj kompanisë eksportuese “Sokolaj” sh.p.k, e cila deklaroi se i kishte blerë mbetjet nga kompania e prodhimit të shufrave të hekurit, “Kurum International”. Kjo e fundit mohoi që të ketë lidhje me eksportin e mbetjeve të rrezikshme, ndërsa Gjovana Sokolaj, administratore e kompanisë “Sokolaj”, pretendoi në Prokurori se mbetjet nuk janë të rrezikshme.
DOSJA E PROKURORISË
Sipas Prokurorisë së Durrësit, kompania “Kurum” ia ka shitur mbetjet e rrezikshme (OKSID ZINKU) kompanisë “Sokolaj shpk” me administratore Gjovana Sokolaj, dhe më pas kjo e fundit ia kalon “GS Minerals d.o.o.” me bazë në Kroaci, por që pas saj rezulton vetë si pronare Gjovana Sokolaj dhe përfaqësues Gjoni Sokolaj.
Prokuroria thotë se në total janë marrë 11 mostra nga 102 kontejnerët e ngarkuar në anijen Moliva me 2800 ton mbetje të rrezikshme, 1 nga shoqëria “Kurum International”, 1 nga “Sokolaj shpk” dhe 1 nga shoqëria Alliance sh.p.k. Po ashtu, 4 mostra janë marrë edhe nga materiali i sekuestruar në ambientet e shoqërisë nga “Kurum”, “Sokolaj” dhe Alliance. Më pas janë dërguar në një laborator në Itali, nga ku rezultoi se kishte prani të elementëve që përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin.
LEXO EDHE: Dosja për 102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme, zbardhet dëshmia e drejtorit të shitjeve të “Kurum”: “Sokolaj” ka blerë edhe më parë oksid zinku! Si u ndryshuan emërtimet e faturave!
Prokuroria thotë se subjektet “Kurum International” dhe “Sokolaj” kanë qenë në dijeni të plotë të mbetjeve të rrezikshme dhe kanë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të këtyre mbetjeve për t’i eksportuar ata jashtë Shqipërisë dhe për t’iu shmangur detyrimeve ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme. Sipas organit të akuzës, dy kompanitë janë përpjekur t’i paraqesin mbetjet herë si oksid hekuri dhe herë si oksid zinku.
MASAT E EKZEKUTUARA:
ARREST NË BURG:
Florian Çimo – Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Gazmend Sina – Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Mikail Hila – Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg
Julian Kapedani – Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Indrit Likaj – Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Helidon Lila – Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Edmond Voda – Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Shkëlqim Jakupi – Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Rami Bunga – Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg
Shaban Hyseni – Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg
Nazif Bajrami – Pronar i komPanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Andon Prifti –Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Kejdi Ahmetaj – Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg
ARREST SHTËPIAK
Iva Musa- Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak
Arta Dollani– Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak
Marjeta Përlala – Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak
Mirjeta Zotaj – Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak
Kledina Skendo – Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Bujana Tonçiça – Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Evis Mellonashi – Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
NË KËRKIM
Erdal Demir – Administratori i “Kurum International” në arrest me burg
Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg
Harun Sarica – Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg
Mujo Ilazaj – Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Arif Shkalla – Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Mbarime Koroci – Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg
Petrit Qosja – Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg
Xhulio Golgota – Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg
Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg
Doni Sokolaj – Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg
Gjovana Sokolaj – Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Olizana Pemati – Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Ingo Hesse – Administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg


