Gabriela Rico Jimenez, një modele meksikane, ka rikthyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare pas publikimit të një serie dokumentesh të reja nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, që lidhen me çështjen e Jeffrey Epstein.
Dokumentet e publikuara së fundmi përmbajnë informacione mbi jetën private dhe aktivitetet sociale të disa figurave të elitës globale, përfshirë përshkrime të eventeve luksoze të zhvilluara në ambiente private, si jahtet. Disa prej materialeve kanë nxitur debat në opinionin publik për shkak të akuzave të rënda që lidhen me sjellje të dyshuara gjatë këtyre eventeve.
Në një nga dokumentet përmendet edhe emri i ish-presidentit amerikan George Bush, megjithatë pa prova apo detaje që të konfirmojnë drejtpërdrejt përfshirjen e tij në veprime të paligjshme.
Rasti i Gabriela Rico Jimenez daton në vitin 2009, kur ajo, në moshën 21-vjeçare, publikoi një video nga Monterrey, Meksikë, ku bënte akuza tronditëse në lidhje me një festë private ku, sipas saj, ishin të përfshirë persona me pushtet dhe ndikim ndërkombëtar. Videoja u përhap gjerësisht në internet teksa ajo dëgjohej duke bërtitur duke thënë “ata hanë njerëz”. Gjithashtu modelja përmened edhe rituale dhe ngjarje të tëmerrshme.
Sipas raportimeve të asaj kohe, Jimenez u arrestua pas incidentit, ndërsa më pas humbi nga vëmendja publike. Që prej vitit 2009, nuk ka pasur informacione të konfirmuara mbi vendndodhjen ose gjendjen e saj, çka ka ushqyer teori dhe spekulime të shumta.
Rikthimi i dokumenteve të lidhura me Epstein ka rindezur diskutimin mbi këtë rast, me përdorues të shumtë të rrjeteve sociale që pyesin: “Çfarë ndodhi me Gabriela Rico Jimenez?”, duke sugjeruar se disa nga pretendimet e saj mund të kenë qenë të njohura për hetuesit më herët.
Megjithatë, ekspertët dhe mediat theksojnë se dokumentet e reja nuk vërtetojnë pretendimet më ekstreme të Jimenez, por vetëm tregojnë se disa elemente të çështjes kanë qenë pjesë e hetimeve paraprake.

