Ish-drejtori i policisë Shemsi Prençi ishte mbrëmjen e sotme në “Studio24” teksa foli për hetimet e SPAK ndaj Ballukut dhe AKSHI-t.
Prençi theksoi se SPAK nuk ka nxjerrë ende shumë detaje për Ballukun dhe AKSHI-n, se pastaj do tronditej bota sipas tij si në rastin e Epstein në SHBA.
Ai shton se sulmet e kryeminsitrit ndaj SPAK dhe organeve të drejtësisë kanë nxehur situatën duke i bërë disi vulnerabël këto institucione.
Prençi: Ka më shumë se 1 vit që është nxehur loja në Shqipëri. E ka nxehur politika. SPAK dhe BKH ndihen të kërcënuar pas gjuhës së kryeministrit të Shqipërisë. Kemi dy momente njëherë kur thotë mbajuni në lukle të ballit personave të drejtësisë. Së fundmi i ka sharë kërcënuar, bashkohet një prokuror me një gjykatës. Ata nuk bashkohen. E kërkon procedura, një prokuror çon prova dhe kur vendimi del po e anatemoi një kryeministër pastaj çfarë do thonë të tjerët.
Gjuha e ashpër nga politika jo vetëm, e lëshon organet e drejtësisë si gjah për grupet kriminale. Gjithmonë kur politika ka sulmuar policinë dhe drejtësinë, më të pambrojtur këto janë. Nëse nesër preket një figurë e hetimit, Shqipëria tronditet shumë rëndë. Pakkush e merr guximin pastaj. Të kesh një zv.kryeministër të marrë pandehur për disa çështje. Kur të merret vesh e vërteta ashtu siç e dinë prokurorët, është të vesh duart në kokë. Prit çdo dalë për Ballukun dhe grupin e tyre. Edhe për kryeministrin. E kam informacion. Që SPAK nuk i ka paraqitur gjithë provat, as në Kuvend. Sepse SPAK është organ hetimi. E di ç’duhet dërguar. Po të dërgohen të gjitha tronditet bota si skandalet e Epstein. E kemi Epstein te dera.


