Policia e Vaut të Dejës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në përshtatjen e ambienteve për kultivimin e bimëve narkotike.
Në pranga u vu Gjergj Goli 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush. Ai akuzohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka përshtatur dy banesa me pajisje ndriçimi për kultivimin e kanabisit.
Nga këto dy ambiente, disa javë më parë, policia sekuestroi 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kilogramë lëndë narkotike të përpunuar si dhe 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.


