Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar nisjen e një jave të rëndësishme për maturantët, me hapjen e procesit të plotësimit të formularëve A1.
Sipas ministres, nga sot maturantët mund të plotësojnë formularët A1 online, në përputhje me udhëzimet e publikuara nga institucionet përkatëse.
Ajo u ka bërë thirrje nxënësve që, përpara aplikimit, të këshillohen me mësuesit, prindërit dhe koordinatorët e karrierës, në mënyrë që të zgjedhin me besim drejtimin që i përfaqëson më mirë.
Ndërkohë, për të gjithë kandidatët për Maturën Shtetërore që plotësojnë formularët A1Z, aplikimet do të jenë të hapura më 11 dhe 12 shkurt.


