Qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh në të dy drejtimet. Shkak për situatën e rëndë janë bërë rrëshqitjet masive të gurëve, që kanë rënë mbi trasenë e rrugës në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”.
Situata paraqitet alarmante, pasi masat e mëdha shkëmbore kanë pushtuar plotësisht segmentin rrugor, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë e drejtuesve të automjeteve.
Në terren ndodhen forca të shtuara të Policisë Rrugore, të cilat po monitorojnë situatën dhe po përpiqen të menaxhojnë trafikun, por pa asnjë zgjidhje konkrete, për shkak të mungesës së mjeteve nga kompanite qe mirëmbajnë këtë segment si dhe mungesës dhe ndërhyrjeve teknike për largimin e masiveve të gurëve.
Ndërkohë, kompania që po kryen punimet për zgjerimin e rrugës Librazhd–Dragostunjë–Hotolisht, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim minimal për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit.
Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë që duan të udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.


