Fatmir Bytyqi
Ndonjëherë shteti nuk njihet nga ligjet që i miraton dhe (nuk) i zbaton, por nga toni me të cilin u drejtohet qytetarëve. Përatë se çfarë shteti është, më shumë flet nëse ai manir retorikështë i duruar dhe i argumentuar, apo nëse bëhet fjalë për njëton të ashpër dhe mbrojtës. A fton në bisedë, apo e mbyll menjë fjali që e pezullon çdo mundësi dialogu me këdo që kamendim të ndryshëm nga ai që Qeveria e dëshiron.
Protesta është akt politik dhe shoqëror me të cilin qytetarët, duke kërkuar njohje sistemore të dinjitetit të punës, e përballinretorikën propagandistike të qeverisë me realitetin.
Është thellësisht simptomatike kur nervozizmi i pushtetit ndajkërkesave sindikale për rritjen e pagës minimale kalon edhe tevetë akti i protestës. Kjo padurimësi flet për një zakon politiktë zhvilluar, ku çdo mospajtim përjetohet si kërcënim, e jo sikorrigjim. Dhe, me dashje apo pa dashje, harrohet sedemokracia jeton nga korrigjimet, e jo nga duartrokitjetaklamative dhe tifozllëku.
Në Shkup, pikërisht kjo ndodhi para syve tanë: patëm njëprotestë si dëshmi publike se një pjesë e shoqërisë nukdëshiron më të jetë “publik” në jetën e vet. Sindikatat dolën nërrugë me mesazhe që e tejkalojnë kërkesën për pagë minimaleprej 600 eurosh. Ato kërkuan edhe dinjitet të punës, trajtim tëdrejtë dhe të drejtën për të jetuar pa frikë nga shpenzimet qëdo t’i sjellë muaji i ardhshëm.
Këtu qëndron edhe dimensioni thelbësor i protestës, i cilishpesh mjegullohet nga etiketimet se është shprehje e njëzemërimi të hutuar, ose se automatikisht është nën regjipolitike të dikujt. Protesta është një nga gjuhët më të vjetrademokratike, që aktivizohet kur institucionet bien në heshtje, kur biseda mes partnerëve socialë shndërrohet në formalitet. Protesta është një fjali publike që shoqëria e thotë në vetën e parë shumës: Duam të jetojmë me dinjitet.
Dhe pikërisht për këtë arsye, mënyra se si pushteti reagonndaj protestave është po aq e rëndësishme sa vetë protestat. Nëse përgjigjja është tallje, etiketim ose një përpjekje nervozepër ta reduktuar protestën në lojë politike dhe numërimepartiake, atëherë nuk mund të flitet për mbrojtje të renditinstitucional; bëhet fjalë për frikë nga korrigjimi publik. Dhekur shteti frikësohet nga korrigjimi, ai fillon të ngjajë me njëstrukturë që do qetësi sepse ndihet rehat në“pagabueshmërinë” e vet.
Në deklaratat e përfaqësuesve të pushtetit shihet pikërisht ajovijë e relativizimit të protestës së sindikatave përmes akuzavepër politizim. Për më tepër, duke e zhvendosur peshën tepunëdhënësit si palë që duhet të merret vesh vetëm mesindikatat, vendoset një tezë e gabuar se punëtorët qenkan ataqë kanë refuzuar marrëveshje dhe oferta. Sikur për Qeverinëmë e rëndësishme të jetë fitimi i betejës mediatike, e jotejkalimi i thellimit të pabarazisë sociale në shoqëri.
Por demokracia funksionon si një organizëm i gjallë qëmbijeton përmes debatit, mospajtimit, madje edhe përmeskundërshtimit – përderisa kjo bëhet me dinjitet dhe pa dhunë. Prandaj edhe protesta është akt shoqërisht konstruktiv i vërejtjes, i kujtesës, i kërkesës që legjitimiteti të fitohet mepunë, respekt dhe përgjegjësi.
Një nga kujtesat historike më të njohura se pse protesta (dhepresioni nga poshtë) është akt legjitim dhe demokratikisht i dëshirueshëm, vjen nga Frederik Daglas (abolicionistamerikan dhe një nga luftëtarët më me ndikim për të drejtat e njeriut në shekullin XIX): “Pushteti nuk lëshon asgjë pakërkesë.” Kjo fjali është përshkrim realist i natyrës politike, ku nëse nuk ka kërkesë publike, këmbëngulëse, të sjellshmepor vendimtare, atëherë pushteti në shoqëri mbyllet në“parzmor” politik, duke humbur ndjeshmërinë institucionalendaj realitetit ekonomik dhe social të shumicës së qytetarëve.
Ekziston edhe një perspektivë socialdemokrate që në këtomomente nuk guxon të harrohet: protesta është një formëdialogu shoqëror që ndodh në çaste kur ai është i shtypurinstitucionalisht. Ajo është mekanizëm rezervë i demokracisëqë e tejkalon romantizimin e rrugës dhe është shprehje e respektit për njeriun që ka guxuar që problemet e tij shoqëroretë mos mbeten më të padukshme për sistemin.
Prandaj është e rrezikshme dhe e gabuar kur çdo formë e pakënaqësisë së shprehur publikisht fillon të përjetohet sifyerje për shtetin. Duhet ta dimë se shteti nuk është krenari e lëndueshme; ai është produkt i një marrëveshjeje shoqërore, më shumë ose më pak gjithëpërfshirëse. Dhe marrëveshja nukmbahet me nervozë ndaj kërkesave të punëtorëve, por mepjekuri shoqërore për t’u përgjigjur atyre. Sot, kur sindikatatkërkojnë 600 euro pagë minimale dhe këtë kërkesë e paraqesin publikisht, ato nuk pretendojnë të rrëzojnë shtetin, por e testojnë vetëbesimin e tij demokratik.
Prandaj protesta duhet lexuar si tekst demokratik që e shkruajnë qytetarët, e jo si “problem” që duhet heshtur. Njëpushtet që ka vetëbesim nuk mbrohet nga protesta; përkundrazi, ai nxit dhe udhëheq dialog me ata që protestojnë.
Dhe nëse sot, në Maqedoni, duam ta masim pjekurinëdemokratike, duhet të shohim kush dhe si sillet ndaj protestëssë sindikatave.


