Çmimet e arit dhe argjendit kanë shënuar sot një rënie të fortë, duke nxitur një valë shitjesh në tregjet globale dhe duke goditur aksionet e kompanive minerare si edhe fondet e lidhura me metalet e çmuara.
Në orët e para të tregtimit në SHBA, çmimi i argjendit u ul me rreth 15 për qind, duke zbritur në afërsisht 98.66 dollarë për ons dhe duke rënë sërish nën kufirin psikologjik prej 100 dollarësh.
Ndërkohë, ari humbi rreth 7 për qind të vlerës, duke u tregtuar në nivelin 5,009.46 dollarë për ons.
Rënia u reflektua edhe në tregun e kontratave të së ardhmes.
Kontratat e arit me maturimin më të afërt në New York ranë me 5.5 për qind, ndërsa kontratat ‘futures’ të argjendit me dorëzim në muajin shkurt pësuan një ulje prej 11 për qind.
Presioni i shitjeve u shtri edhe në metalet e tjera të çmuara – Platini në tregu ra me mbi 14 për qind, ndërsa Paladiumi humbi gati 12 për qind të vlerës.
Këto zhvillime patën ndikim të ndjeshëm edhe në bursat botërore, shkruan CNBC.
Në Evropë, indeksi rajonal Stoxx 600 Basic Resources, që ndjek performancën e kompanive minerare më të mëdha në kontinent, ishte në rënie me 3.2 për qind gjatë tregtimit të mëngjesit.



