Mbi 10 mijë të burgosur do të përfitojnë nga amnistia penale. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, në një konferencë për mediat, theksoi se amnistia penale është gati dhe i është përcjellë Këshillit të Ministrave për miratim, për ta kaluar më pas në seancë plenare për “OK” e fundit.
Ministri theksoi se nga këto 10 mijë persona, 388 do të lirohen menjëherë, ndërsa mbi 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Ministri sqaroi se nga amnistia penale nuk përfitojnë persona në hetim apo gjykim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Gjykata e Posaçme (GJKKO).
“Sapo firmosur propozimin pas përfundimit të procesit së marrjes së mendimeve nga institucionet përgjegjësve të përgjegjësie për amnistinë penale, duke e dërguar këtë akt ligjor në Këshillin e Ministrave, dhe shpresoj se do të jemi shpejt miratimin e aktit dhe më pas depozitimin në Kuvend. Dua të theksoj se është një kategori e madhe personash që përfitojnë. Nga shifrat paraprake, përfshirë edhe procedimet e vitit 2024, numri i përfituesve është i lartë më shumë se 10 mijë që përfitojnë. Janë 1280 persona që aktualisht janë në sistemin penintencar, që dmth 388 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 të tjerë që përfitojnë ulje dënimi.”, u shpreh ministri.
Në këtë listë, tha ministri, përfshihen edhe procedimet e vitit 2024 qëpër vepra penale si ato që lidhen me nenin 134 dhe 291, si ato që kanë të bëjnë me drejtimin e parregullt të automjetit. Në total janë 7.711 procedime të regjistruara që do të shuhen menjëherë pas miratimit të projektligjit për amnistinë.
“Me ndryshimet e fundit në draft, nga ai i lancuar më herët që prezantuam në fund të dhjetorit, duke sjellë këtu edhe faktin se kemi të tjerë që përfitojnë nga shuarja e ndjekjes penale dhe nga të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme. Konkretisht, për dy vepra, si ato që lidhen me nenin 134 dhe nenin 291 të Kodit Penal, dhe e fundit që ka të bëjë me drejtimin e automjetit, në total vetëm për vitin 2024 llogariten 7,711 procedime të regjistruara në organin e akuzës. Këto shuhen menjëherë pas miratimit të projektligjit për amnistinë, pa përfshirë këtu persona të tjerë që janë në shërbim në provë”, shtoi ai.
I pyetur për ata që janë në hetim apo gjykim nga SPAK e GJKKO, ministri shtoi:
“Nuk përmban këto dënime. E kemi thënë më herët se për ne është e rëndësishme që të mos krijojmë spekulime. Duke marrë parasysh edhe kontekstin ku ndodhemi, ne kemi e bërë të qartë që kjo nuk përfshin persona që janë në gjykim nga GJKKO.”, u shpreh ministri.


