Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Mediat Audiovizive, veçanërisht futjen e nenit 33/1 që lidhet me transparencën e pronësisë së mediave.
Sipas OSBE-së, këto ndryshime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës së pronësisë mediatike dhe forcimit të llogaridhënies në sektorin audioviziv.
Prezenca vlerëson se amendimet e miratuara reflektojnë rekomandime kyçe të saj, të hartuara përmes një bashkëpunimi të vazhdueshëm dhe konstruktiv me Autoritetin e Mediave Audiovizive.
“Krijimi i databaze kombëtare për pronësinë mediatike, rritja e kërkesave për transparencë dhe përputhja me ligjin për pronarët përfitues e afrojnë legjislacionin shqiptar me standardet evropiane”, shprehet OSBE.
Reagimi i OSBE
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Mediat Audiovizive, në veçanti futjen e nenit 33/1 mbi transparencën e pronësisë së mediave.
Këto ndryshime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të transparencës së pronësisë mediatike dhe forcimit të llogaridhënies në sektorin audioviziv.
Vërejmë me kënaqësi se këto ndryshime reflektojnë rekomandime kyçe të Prezencës së OSBE-së, të zhvilluara në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer me Autoritetin e Mediave Audiovizive.
Krijimi i databaze kombëtare për pronësinë mediatike, rritja e kërkesave për transparencë dhe përputhja me ligjin për pronarët përfitues e afrojnë legjislacionin shqiptar me standardet evropiane.
Prezenca nxit përpjekje të vazhdueshme për të siguruar transparencë dhe zbatim efektiv dhe mbetet e gatshme të mbështesë këto nisma.


