Gjykata e Gjirokastrës cakton “arrest me burg” për Kelmend Kursa, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin K.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal”, thuhet në vendim.
Vendimi është marrë sot, më 28 janar 2026, gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në orën 14:00, ku trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Orinda Lloshi, pranoi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës duke vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës shtrënguese “arrest në burg”, sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Nëna e vajzës kishte denoncuar edhe më parë dyshimet për ngacmim seksual të bashkëjetuesit të saj. madje sipas të dhënave, Kursa është dyshuar e akuzuar edhe për vrasjen e babait të së miturës, ndërsa më pas u lidh me nënën e saj.
Hetimet janë ende aktive dhe mësohet se i dyshuari nuk e ka pranuar akuzën.


