Një 62-vjeçare ka humbur prej orësh, teksa të afërmit e saj i kërkuan ndihmë policisë për gjetjen e saj.
Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit konfirmuan ngjarjen dhe bënë me dije se kanë nisur kërkimet. Gruaja e humbur jetonte e vetme dhe deri tani nuk ka ende një lokalizim të saj.
“Ka kallëzuar shtetasja E. H., 58 vjeçe, banuese në Elbasan, se është larguar nga banesa ku jetonte e vetme, e afërmja e saj, shtetasja S. B., 62 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi policia vendore.
Nuk dihen ende rrethanat dhe detajet e largimit të saj nga shtëpia ku jetonte e vetme, por e afërmja ka thënë se nuk e ka kontaktuar dot as në telefon, ndërsa nuk e gjeti as në shtëpi dhe është shqetësuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


