Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku theksoi se kanë propozuar shfuqizimin e dy neneve, atë të fyerjes dhe shpifjes, për Kodin Penal, por shtoi se kjo nuk u pranua nga maxhoranca.
Në një prononcim për gazetarët, jashtë Kuvendit, ku pritet të nisë seanca plenare, ajo theksoi se fjala e lirë nuk mund të kërcënohet me burg. Sipas saj, qeveria vendosi që të vijojë me një draft që “që fyerjen mos ta prekë dhe nenin 120 ta prekë pjesërisht dhe të përcaktojë grupin e individëve që do të jenë jashtë veprave të kodit penal”
“Pas një procesi dy mujor konsultimesh me gaz, organizata të shoqërisë civile, dhe ke, propozuam një draft të Kodit Penal që kishte shfuqizimin e plotë të nenit të 119 dhe 120, që janë neni për fyrje dhe shpifje. Jo vetëm për gazetarët por për të gjithë qytetarët si një masë për të treguar se fjala e lirë nuk kërcënohet me burg, dhe nuk mund ti vësh pranga.
Sigurisht që ka masa në kodin civil sikurse e kanë vendet e tjera, qeveria shkoi për një draft tjetër, dhe vendosi që fyerjen mos ta prekë dhe nenin 120 ta prekë pjesërisht dhe të përcaktojë grupin e individëve që do të jenë jashtë veprave të kodit penal”, thaTabaku.


