Kryedemokrati Sali Berisha tha nga selia blu, pas protestes se opozites, se beteja e tyre kunder qeverise do te jete e vazhdueshme.
“Së pari, mirënjohje të pakufishme guximtarëve, demokrateve e demokratëve, protestuesve, qytetarëve që sot në protestën më të fuqishme, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lebetitën narkodiktatorin. Është kryekriminel.
Kreun e organizatës kriminale. Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës.
Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Ia thashë dje, në rast se je burrë, qëndro në zyrë. Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur.
Ju bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarëve shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligj e as moral, të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur, të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. “, tha Berisha.


