Pas katër viteve në burg, që prej 14 dhjetorit 2021, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është tashmë i lirë. Vendim i gjyqtarit të GJKKO, Bib Ndreca, e ka shuar pengesën e fundit të Lefter Kokës drejt lirisë, masën e sigurisë për inceneratorin e Fierit.
Që nga dhjetori i vitit të shkuar, ish-ministri tashmë shijon lirinë e tij, pranë familjes. Paparaci ynë i ka shkrepur fotot e para publike, që pasi la lirinë. I veshur sportiv dhe me syze dielli, Koka shfaqet duke shëtitur në natyrë.
Në shoqërinë e një djali të ri, Koka duket larg pamjes zyrtare që jemi mësuar ta shikojmë si politikan prej disa vitesh në politikën tonë. Me atlete të bardha bluzë ngjyrë ulliri dhe pantallona të gjera, Koka kishte zgjedhur një palë syze dielli që duhet thënë janë syze luksi. Ndonëse prej 4 vitesh në burg, pamja e tij duket tërësisht e pandryshueshme nga ajo çfarë kemi parë nga Lefter Koka përpara se të ishte në burgim.
Tashmë koha e tij është për familjen dhe miqtë e afërt, duke e mbyllur me politikën dhe dënimin që kreu.
Për inceneratorin e Fierit Lefter Koka është dënuar me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burgim nga GJKKO e shkallës së parë për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, por ende nuk ka një vendim të formës së prerë pasi dosje u rikthye në Gjykatën e Apelit, ku e risolli Gjykata e Lartë.
Sa i përket dy dënimeve të tjera ndaj Lefter Kokës, atë për incenerarorin e Elbasanit dhe atë të Tiranës, ish-ministri e kishte fituar më herët lirimin nga burgu. Më herët në GJKKO Lefter Koka ka marrë shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për inceneratorin e Tiranës, pasi dënimi i marrë me 2 vite burg për “shpërdorim detyre” në shkallë të parë është ezauruar me paraburgimin.
Pikërisht situata shëndetësore e tij, sidomos muajt e fundit, e kishte detyruar ish ministrin të linte herë pas herë ambientet e burgut të Durrësit dhe të shtrohej në spital. Edhe ky vendim i GJKKO që i dha lirinë këtë të enjte e gjeti Lefter Kokën në një spital privat, duke u kuruar për problemet në zemër. Nga momenti që mjekët do të vendosin largimin e tij nga spitali, Koka do të jetë një qytetar i lirë.


