Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Kukës. Në kërkim janë shpallur pesë persona, ndërsa një tjetër ka përfunduar në spital.
Sipas policisë, dy prej të përfshirëve, kushërinj me njëri-tjetrin, bashkë me tre të tjerë janë konfliktuar me një tjetër, të cilin e kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri. Ngjarja është shënuar në një lokal në qytet.
Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nga të shënat nuk ka pësuar asnjë person lëndime.
Njoftimi i policise:
Në një lokal në qytetin e Kukësit, shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.
Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e autorëve dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.


