Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bëri të ditur sot se ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të produktit “NAN 1 OPTIPRO”, qumësht formulë për foshnjat, për shkak të pranisë së bakterit cereulide.
Sipas AKU-së, pas kryerjes së kontrolleve dhe procedurave të gjurmueshmërisë, është bllokuar e gjithë sasia e produktit që ndodhej në gjendje, si edhe ajo e kthyer nga tregu.
Produkti do të asgjësohet ose do të rikthehet në vendin e origjinës.
Po ashtu, autoriteti bën me dije se nga verifikimet në terren është konstatuar se supermarketet ku është tregtuar ky produkt kanë afishuar njoftimet për informimin e konsumatorëve, në përputhje me kërkesat ligjore.

Njoftimi i AKU
Referuar njoftimit të subjektit importues në Shqipëri, mbi tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnjë “NAN 1 OPTIPRO” 800g, njoftim ky i bërë nga kompania prodhuese Nestle si masë parandaluese pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë, bëjmë me dije:
Të dhëna përkatëse të produktit
NAN 1 OPTIPRO 800 g,
L 51230346AE, 30/05/2027
AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu me destinacion asgjësimin e tij ose kthimin në vendin e origjinës.
Gjithashtu, AKU informon se nga verifikimet në terren është konstatuar se është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorin në supermarketet ku është tregtuar ky produkt.


