Gazetarja Klodiana Lala foli mbi seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese mbi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, masë e vendosur nga SPAK, por ende e pazbatuar.
Lala u shpreh se në seancë prokurori Dritan Prençi zbuloi se ka të dhëna se Balluku ka tentuar të prishë provat.
Më tej gazetarja mendon se një anëtar kabineti mund të pezullohet nga detyra, pasi nuk është i zgjedhur nga populli dhe pezullimi nuk i heq mundësinë Ballukut të ushtrojë detyrën si deputete e Fierit.
Ndërkaq, shton se GJK mund të nxjerrë një vendim për një çështje kaq të ndjeshme brenda 10 ditësh.
Lala: Për herë të parë kanë pezulluar zv.kryeministri ka nevojë për një interpretim kushtetues se kush ndërhyn në pushtetin e kujt. U caktua masa e pezullimit të ushtrimit të funksionim dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Prokurorët pretenduan se është ekskluzivitet i organit të akuzën nuk ka asnjë konflikt sipas tyre me gjyqësorit dhe ministrave. Zoti Rama nuk cenohet në mënyrë direkte. Zoti Rama iu drejtua GJK me cilësinë e kryeministrit me propozimin që Belinda Balluku të jetë zv.kryeministre dhe ministre. Prokuroria pretendoi se zoti Rama po pengon hetimet ndaj Ballukut. Një pyetje iu bë prokurorit Dritan Prençit, tha se ka të dhëna se ka tentuar të prishë hetimet. Nuk mori pjesë në seancë GJKKO, kreu Erion Bani sipas tij nuk legjitimohej ky proces dhe në vështrimin nuk mundet që vendimet e tyre të interpretoheshin nga institucione.
Zoti Rusmajli që kanë qenë dhe ministër drejtësie në kohën e Berishës, ngrit idenë që të nesërmen me kërkesën e një prokurori mund të pezullohen disa anëtarë të kabinetit duke penguar punën e ekzekutivit. Pati një seri pyetjesh jo vetëm nga anëtari Asim Vokshi, për të kuptuar se vërtet, se zoti Rusmajli kërkonte ta analizonte dispozitën deri në ekstrem. Prokurorët u përpoqën të argumentonin se në rastin Balluku, është një gjykim i veçantë që duhet të vendosë balancat mes pushteteve. Një anëtar i kabinetit mund të pezullohet nga detyra pasi nuk është i zgjedhur pasi është me vullnetin politik të kryeministrit aty.
Belinda Balluku nuk ka marrë votat për të qenë zv.kryeministre dhe ministre. Ajo është votuar si deputete e Fierit, por kjo nuk është prekur nga GJKKO. Duhet bërë një interpretim i dispozitës kushtetuese. Zoti Rama po përpiqet ta rrëzojë me çdo kusht këtë precedent. GJK e ka mbyllur seancën plenare publike. Pyetjet ishin të shumta. Nuk do marrë më shumë se 10 citë kohë. Nëse pezullohet çdo prokuror nëse gjen prova mund ta rrëzojë nga detyra. Ramës i intereson më shumë çështja në GJK, pasi nesër rrezikohet çdo anëtar i kabinetit qeveritar.


