Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi rezulton i dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për prostitucion.
Rezart Hyskollari u kap nga policia në zonën e Liqenit të Thatë.
Në vitin 2019, Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet burgim.
Noftimi i policisë:
I dënuar me 7 vjet e gjysmë burgim, për shfrytëzim të prostitucionit, kapet në zonën e Liqenit të Thatë, dhe vihet në pranga 38-vjeçari.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, se një shtetas i shpallur në kërkim, fshihej në zonën e Liqenit të Thatë, finalizuan operacionin e koduar “Dënimi”.
Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Rezart Hyskollari, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Durrësit, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet burgim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


