Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko theksoi se seancën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, theksoi se qëndrimi i Belinda Ballukut në detyrën e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës së Energjisë përbën rrezik potencial.
“Hetimi është dinamik. Në këtë seancë nuk mund të bëjmë të ditur nëse nga ana e të hetuarës, fakti që ka vazhduar ta ushtrojë këtë veprimtari në një sektor të fuqishëm si infrastruktura dhe energjitika nuk mund ta bëjmë të ditur por patjetër që po. Në vlerësimin makro të rreziqeve ka krijuar se ka vazhduar të ushtrojë detyrën e ministres dhe zv kryeministres. Vetë përfaqësuesi i kryeministrit tha se e hetuara ka propozuar 50 akte. Pra ne jemi para gjykatës dhe po bëjmë të ditur se kjo e hetuar nuk ka përmbushur detyrën e saj në përputhje me ligjin, ka cenuar interesin publik dhe rreziku që kjo e hetuar ta vazhdojë dhe vërë në rrezik interesin publik është konkret se vazhdon në këtë detyrë. Në mënyrë makro thashë se ekziston rreziku që nëpërjet vijimit të detyrës e hetuara ka rrezikun që të kryejë vepra penale të të njëjtës natyrë dhe të helmojë provat.”, tha ajo.


