Biznesmeni shqiptar Fatmir Hysenbelliu, i cili ndodhet prej disa ditësh në Davos, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, ishte i ftuar mbrëmë në një darkë private, për nder të Eric Trump dhe Presidentit te Izraelit Isaac Herzog.
Në këtë darkë ishte e pranishme edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi dhe presidenti i Somalilandit Abdirahman Mohamed Abdullahi.
Darka u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe në të u shkëmbyen ide dhe këndvështrime mbi zhvillimet aktuale dhe rëndësinë e dialogut mes aktorëve politikë dhe ekonomikë.
Më herët, në kuadër të forumit, Fatmir Hysenbelliu zhvilloi takime të veçanta edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me ish-Kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau.
Forumi Ekonomik Botëror në Davos vijon të mbledhë liderë politikë, përfaqësues të biznesit dhe personalitete të rëndësishme nga e gjithë bota, duke shërbyer si një hapësirë për diskutime mbi zhvillimet globale ekonomike dhe politike.


