Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Taulant Tushen, i arrestuar në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Me vendimin e marrë këtë të martë, Apeli i Posaçëm ka vendosur lirimin e Tushes nga qelia, duke e zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg” me “arrest në shtëpi”.
Taulant Tushe ndodhej në paraburgim si pjesë e dosjes së inceneratorit të Tiranës, një nga çështjet më të bujshme që po hetohet nga SPAK, ku dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në procedurat e ndjekura për ndërtimin dhe funksionimin e inceneratorit.
Hetimet për këtë çështje vijojnë.


