Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e Bushtricës në Përrenjas, ku një person rreth moshës 60–65 vjeç ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima i indetifikuar si Arif Shengjergji ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë saj.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale.
Autoritetet po vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje shtesë mbi këtë ngjarje.


