Xhaxhai Aleks Nikës, Mark Nika është paraqitur këtë të mërkurë në ambiente e SPAK. Nika ka bërë me dije se ka kërkuar takim për të marrë informacion mbi ecurinë e hetimeve lidhur me 21 janarin.
Aleks Nika: Janë veprime që duhet të restaurohet dosja e vjetër hetimore, se është e dëmtuar, e masakruar. Ne kërkojmë të përshpejtohet hetimi dhe gjykimi i çështje. Hollësirave nuk iu futëm, ai do zbatojë procedurat thotë, kaq mund të më thoshte, se si është çështje që u përket atyre.
Është fakt se sa më shumë kalon koha, aq më tepër mohoet drejtësia kjo është realitet. Por me sa shoh unë, vrasësit dhe kriminelët në përgjithësi kanë shpëtuar nga fshirja e totale e provave, por kanë gabuar, kanë lënë gjurmë dhe ato janë zbuluar nga SPAK dhe kam binde absolute që kjo çështje do të përfundoj pozitivisht dhe drejtësia do të bëj punën e vet.
Gjykata Speciale do të dënoj vrasësit, urdhëruesit dhe manipulatorët që kanë bërë hetimin e çështjes, duke filluar nga Gjykata e Lartë e cila ka certifikuar një vendim të padrejtë.
Në kuptimin e ekzekutimit, fajtor është ai që e ka ekzekutuar. Në planin politik bëj fajtorë Partinë Demokratike, Sali Berishën, ia ka qenë kryeministër, ministër në atë kohë ka qenë Lulzim Basha dhe ato i vranë dhe i fshehën provat. Po të jenë trima të thonë “i bëmë ne, kemi vra brenda rregullit të ligjit”. Ata e fshehën, pse i fshin kur nuk ke faj, pse ikën?


