Gjykata Penale ka dënuar me 23 vite burg, Tomorr Çelën, ish policin e akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin 1997. Çela është autori i vrasjes së Elton Danit dhe Ledian Hoxhës më 27 nëntor të vitit 1997 në Tiranë.
Ai u ekstradua nga SHBA më 2 qershor të vitit 2022, ndërsa kishte kërkuar edhe rigjykim.
Ngjarja ndodhi teksa ish polic ishte duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez”, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani.
Konflikti që nisi mes tyre përfundoi me vrasjen e Hoxhës dhe Danit.


