Shefi i Shërbimit Anestezi Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, Krenar Lilaj, në një konferencë për mediat, ka folur mbi situatën e krijuar në spital mbrëmjen e djeshme, pas shkëputjes së energjisë elektrike.
Duke folur për humbjen e jetës së një të dënuari që po trajtohej në njësinë e terapisë intensive, Lilaj sqaron se gjendja e pacientit ka qenë e rëndë që në momentin e shtrimit.
“Gjendja e tij ishte mjaft e rënd, jo vetëm natën e mbrëmshme, por ishte e rëndë që në ardhje, që ditën që është shtruar, për t’ju nënshtruar një interventi kirurgjikal”, ndërsa shtoi se i sëmuri është ndarë nga jeta në orën 04:13 minuta të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që furnizimi me energji eklektike është rikthyer rreth orës 21:40, 21:45 minuta.
Krenar Lilaj: Nuk mund të them, si mund të them? Që është normale ndërprerja e energjisë elektrike në njësinë e terapisë intensive? Detyra ime si mjek është që të mbroj jetën e të sëmurëve. Detyra ime dhe e stafit që unë drejtoj. Në çfarë do lloj situate, ne jemi të gatshëm për të përballuar këtë situatë, në mbrojtjeje të jetës së të sëmurëve. Kaq, kjo pyetje nuk më përket mua.
Për humbjen e jetës së një të dënuari që po trajtohej në njësitë e terapisë intensive të kirurgjisë, gjendja e tij ishte shumë e rëndë. Në njësitë e terapisë intensive janë të sëmur që kërcënohen nga vdekja dhe gjendja e tij ishte mjaft e rënd, jo vetëm natën e mbrëmshme, por ishte e rëndë që në ardhje, që ditën që është shtruar, për t’ju nënshtruar një interventi kirurgjikal, të dielën pasdite. Të dhënat janë argumentuar në kartelën klinike që gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. I sëmuri vuante nga ceroza hepatike dhe ka pasur një hemorragji masive intraabdominale, për të cilën edhe është trajtuar kirurgjikalisht. I sëmuri është ndarë nga jeta në orën 04:13 minuta të mëngjesit, ndërkohë që furnizimi me energji eklektike është rikthyer rreth orës 21:40. 21:45 minuta.
Pajisjet back up gjatë përdorimit normalisht konsumohet. Në kushtet kur ti ke 9 të sëmurë në këtë rast, vendimi që morëm ne për transferimin e e të sëmurëve ishte pikërisht për të shmangur rënien e njëkohshme të funksionimit të këtyre pajisjeve dhe që do shkaktonte probleme për pacientët dhe transportin e tyre. Nuk mund ta them që sa është koha e tyre, por ato sigurojnë një furnizim të aparateve për rreth 5-6 orë.

