Krenar Lilaj, shefi i Sherbimit Anestezi Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë ka treguar se çfarë ndodhi një ditë më parë me ndërprerjen e energjisë elektrike.
Në një komunikim për mediat ai tha se defekti ishte tepër i rëndë, por theksoi se pacientët me aparat të ventiluar janë të pajisur me ‘backup’, duke mundësuar funksionimin edhe pas ndërprerjes së energjisë.
“Trajtimi i këtyre të sëmurëve vazhdoi normalisht. Jo vetëm trajtimi i asistencës respiratorë, por edhe trajtimi në vazhdim pasi këta të sëmurë mjekimin marrin përmes aparateve që janë me beckup.
Flitej për një defekt të rëndë dhe koha e rikthimit të energjisë ishte e pa konfirmuar. Në këto kushte për të shmangur mosfunksionimin e një kohëshëm, të disa aparateve respiratorë vendosëm kalimin e pacientëve në repartin e spitalit ngjitur, pra 20 metër më larg duke siguruar trajtimin në kushtet e reja. Vendosëm që të tranferonimin 10 të sëmurë, nga të cilët 9 ishin në respirator të drejtuar. Gjatë transportit u përdor respirator portativ”, tha Lilaj.


