Fashikujt hetimorë në ngarkim të Safet Bajrit, janë aq voluminoze, saqë avokatit të tij, iu desh të përdorte një karrocë marketi.
Në pamje shihet teksa avokati vendos kutitë me fashikujt në karrocë në pamundësi për t’i lëvizur vetë.
I forti i Shkodrës akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018. SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Bajrin së bashku me 3 të tjerë në nëntor të vitit të kaluar.
Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.
Ndërsa Eria Ago, ish e dashura e Bajrit, akuzohet se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje.


